SKY SPORT: “Maldini ndjek tre emra për sulmin! Shfaqet zbulimi i sezonit në Holandë, por vlera…”

Pasi të mbyllet ky sezon do të jetë kohë bilancesh. Sigurisht, gjithçka do të varet nga kualifikimi ose jo në Champions League.

Milani është duke menduar për rinovimet e Ibrahimovic (duhet të vijë së shpejti zyrtarizimi) Donnarumma dhe Calhanoglu, por natyrisht në kuadër të sezonit tjetër është duke u fokusuar edhe të një fuqizim në sulm (pavarësisht nëse do të konfirmohet ose jo Mandzukic)

Sipas “Sky Sport”, në planet e Paolo Maldinit janë tre figura që janë duke u ndjekur dhe që kanë një kosto, natyrisht, të rëndësishme.

Gazetari Baiocchini i Sky Sport ka theksuar sot:”Për të ardhmen do t’ju jap 3 emra. i pari është Vlahovic i Fiorentina, që Pioli e pëlqen aq shumë. Shfaqjet e tij kanë rritur çmimin deri në 40 milion dhe ndoshta ato janë shumë për arkat kuqezi.

Pastaj është Belotti, kontrata e të cilit skadon në 2022 dhe nuk ka gjetur një marrëveshje për të rinovuar me Torinon, Cairo kërkon 30 milion.

Të njëjtat para që PSV kërkon për Malen, 22 vjeç. Ai ka shënuar 25 gola në 41 ndeshje dhe menaxhohet nga Raiola. Ne duhet të kuptojmë se si Milani do të punojë me agjentin edhe sepse Donnarumma dhe Ibrahimovic janë në lojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu