SKY SPORT | Kessie-Milan, situata nuk është aq alarmuese. “E vetmja gjë për sqaruar mbetet kjo”

Çështja “Kessie” vazhdon që të jetë ajo më delikatja te Milani, teksa drejtuesit janë duke provuar që të bëjnë goditjet e fundit në këtë merkato (me datën 31 gusht mbyllet)

Paolo Maldini, me deklaratat e bëra përpara ndeshjes Sampdoria-Milan, natyrisht që ka ngritur më shumë se një pikëpyetje mbi atë që pritet të ndodhë ose që rrezikohet të ndodhë: Donnarumma dhe Calhanoglu u larguan me zero, por sepse linjat e pronësisë Elliott janë të qarta për të mbajtur bilancet në rregull…

Kessie ende nuk ka rinovuar dhe fjalët e përpara 1 muaji nga Japonia e largët, thjesht kanë mbetur në Azi…

Ende nuk ka akord mes Milanit dhe agjentit Atangana, edhe pse deri tani janë bërë dy takime, të dyja në qytetin e Bolonjës.

Luca Marchetti, gazetari i Sky Sport, ka komentuar kështu këtë tratativë: “Ekziston një kufi ekonomik dhe jo teknik sa i përket rinovimit të Kessie, që ka çuar Milanin të ketë një lloj sjellje karshi karshi Donnarumma, për shembull!

E qartë se është e mundur që të mos arrihet një akord, por Milani ka besim që do të arrihet sepse bisedimet me Kessie kanë nisur prej kohësh dhe Milani ka rritur ofertën e tij gjatë këtyre muajve për ta bërë lojtarin të ndihet më i përfshirë në projekt.

Agjenti dhe vetë Kessie duan që të përfitojnë sa më shumë nga kjo kontratë. Bëhet fjalë për një futbollist të rëndësishëm në nivel europian dhe në ekonominë e Milanit është tepër i rëndësishëm.

Propozimet ekonomike që Milani ka bërë deri tani nuk kanë qenë të kënaqshme. Nuk besoj se është një çështje deadline, pra kufiri. Deri sa lojtari të qëndrojë do të jetë mundësia për të biseduar.

Nuk duhet kuptuar se sa elastike është oferta e Milanit por kërkesa e lojtarit.

Dje Maldini la të kuptohej se përtej një kufiri, Milani, për arsye ekonomike, nuk shkon dot! Qëndrimi i klubit është i rëndësishëm dhe koherent me zgjedhjet e tjera të bëra në merkato”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu