SKY SPORT: Ibrahimovic qetësoi Daniele Bonera përpara ndeshjes. Fjalia e tij ishte profeci!

“Na ka munguar shumë Pioli këtë javë”. Këto janë fjalët që Zlatan Ibrahimovic përdori dje në Sky Sport para ndeshjes kundër mikut të tij Gattuso që drejton Napolin.

Fytyra e relaksuar, por e vendosur, ngarkesa sfiduese që perceptohej qartë nga sytë e suedezit.

Dhe pastaj buzëqeshja, për të parashikuar një shaka në stilin e plotë Zlatan drejtuar Daniele Bonera, që natyrisht zëvendësonte Stefano Pioli dhe ndihmësin e tij Murelli.

Sipas asaj që mëson “Sky Sport”, në fakt, Zlatan u takua me Daniele Bonera përpara ndeshjes dhe biseduan. Gjiganti e qetësoi dhe i tha të hiqte tensionin dhe stresin e tepërt, ashtu sikurse bëri edhe me Piolin në telefon.

“Keni Ibrahimovic në ekip! Pa stres dhe tension. Mendoj unë për gjithçka”, ka qenë fjalia që është thënë nga Ibrahimovic.

Më pas, profecia e realizuar. Dy gola vendimtarë për suedezin, në një ndeshje që sigurisht nuk do të donte ta mbyllte duke lënë fushën duke çaluar për shkak të dëmtimit në anën e pasme të kofshës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu