SKY SPORT: Ibra u stërvit me ekipin, por ka ende problem!

Nuk është një periudhë me fat për Milanin në këtë moment, si për shkak të fushës ku ka barazuar ndaj Parma dhe pse ka dominuar dhe goditur katër shtylla dhe iu anulua një gol, ashtu edhe sidomos për shkak të dëmtimeve.

Në ndeshjen e të dielës në mbrëmje, Matteo Gabbia dhe Isamel Bennacer janë dëmtuar. Nëse për mbrojtësin që e nisi me vonesë sezonin për shkak të Covid-19 bëhet fjalë për një problem në gju që mund ta lërë jashtë të paktën deri në fund të vitit, për algjerianin shpresa është që të mos shkojë më shumë se sa dy javë jashtë.

Ndërkohë, Zlatan Ibrahimovic që sot është bashkuar me grupin, u stërvit lehtë pasi sipas “Sky Sport” ende ndjen pak dhimbje në muskulin e tij pas kofshe.

Kjo do të thotë se suedezi, me shumë mundësi, do të mungojë edhe ndaj Genoa-s në mesjavë, në “Luigi Ferraris”, për të mos rrezikuar më pas dy ndeshjet e fundit ndaj Sassuolo dhe Lazio, që mbyllin vitin kuqezi.

Duhet të kthehet Saelemaekers, pasi belgu mungoi ndaj Parma-s duke qenë fizikisht jo fort në rregull. Ish-futbollisti i Anderlecht sot u stërvit me pjesën tjetër të ekipit.

Edhe Kjaer nuk rikuperon ndaj Genoas dhe shpresa është që gjithashtu të kthehet për Sassuolo-Milan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu