SKY SPORT: Emër i ri për mbrojtjen e Milanit! I parapëlqyeri i Sinisa Mihajlovic. Detajet

Emër i ri te Milani, sa i përket mbrojtjes. Bëhet fjalë për djaloshin që te Bologna po bën mjaft mirë dhe madje i ka shënuar sezonin e shkuar kuqezinjve, japonezi Takehiro Tomiyasu.

Gianluca Di Marzio foli për interesin e Milanit për mbrojtësin japonez të Bolonga-s, Takehiro Tomiyasu, futbollisti që u mor nga klubi emilian në korrik të vitit 2019 për 9 milion euro, një shifër që tani duket se është trefishuar.

Calciomercato Milan - Piace Tomiyasu: la risposta di Bigon - Pianeta Milan

Lidhur me të ardhmen e Tomiyasu, drejtori sportiv i Bologna, Bigon u shpreh për mikrofonat Sky Sport: “E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e tjerë. Nuk do të dëshironim shitjen e tyre sepse po synojmë rritjen por nëse ofertat e bujshme arrijnë do të jetë e vështirë të themi jo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu