Sky Sport – Brahim Diaz: Jemi të zemëruar dhe të trishtuar! Ditë reflektimi, por tani…

Brahim Diaz, mesfushor sulmues i Milanit në huazim nga Real Madrid, u intervistua nga Sky Sport. Spanjolli foli për eliminimin në Europa League, momentin e formës dhe objektivi në fund të sezonit. Këtu janë të gjitha deklaratat e tij:

Për eliminimin në Eruropa League: “Për momentin ne jemi pak të zemëruar ose mund të themi të trishtuar, sepse mendoj se meritonim më shumë, patëm dy ndeshje të shkëlqyera kundër një ekipi të shkëlqyeshëm.

Ne jemi keq tani, por duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, tashmë kemi një të rëndësishme të dielën, për të cilën duhet të përqendrohemi.

Është e qartë se si për ne që jemi këtu, ashtu edhe për të gjithë tifozët e Milanit sot është një ditë reflektimi dhe një ditë zemërimi”.

A ka lidhje mungesa e përvojës? “Unë nuk mendoj se përvoja ka të bëjë me të, unë mendoj se kemi parë që ne jemi një ekip që kemi përvojë dhe se ne jemi një grup i bashkuar, nuk mendoj se kjo po mungon, detajet e vogla mungojnë.

Është e qartë se ne jemi Milan dhe se kemi lojtarë të shkëlqyeshëm kështu që do të jemi konkurrues deri në fund për objektivin e mbetur, që është kampionati dhe të përpiqemi ta fitojmë atë”.

Për gjendjen fizike të ekipit: “Unë mendoj se të gjithë jemi të gatshëm për të dalë në fushë dhe nëse më pyetni për mua, unë vij nga një dëmtim që më ka mbajtur për pak më shumë se një muaj, kështu që po gjej ritmin përsëri, ndihem shumë mirë, shpresoj të jem vendimtar dhe të bëj diferencën me shokët e ekipit për tu shprehur në rastin më të mirë deri në fund”.

Për Ibra: “Ibrahimovic është shumë i rëndësishëm për ne, ai e tregon atë duke bërë një ndryshim dhe nuk dua të them vetëm në fushë, por edhe psikologjikisht dhe mendërisht sepse ai është një lojtar që kërkon më të mirën dhe të shtyn të japësh më të mirë dhe me përvojën e tij mund të japin këshilla për të ndihmuar të japësh më të mirën.

Është shumë e rëndësishme që ai të kthehet dhe tani të gjithë ecim përpara, të bashkuar, për të marrë atë që duam, e që të fitojmë ndeshjet e fundit të mbetura”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu