SKY SPORT: Befasi për Faivre-Milan! Mbi Miranchuk dhe Atalanta…

Dukej gjithccka thuajse e kryer, edhe pse natyrisht merkato parashtron surprizat e fundit dhe mes tyre janë edhe refuzimet…

Kështu ka ndodhur me Brest, që edhe pse Milani ka shkuar në 10 mln euro dhe bonuse të ndryshme për të arritur te Faivre, ka refuzuar dhe madje ka vendosur që futbollisti të mos jetë më në shitje në këto orë të fundit të merkatos.

Kështu, sipas Sky Sport, Maldini duhet të shohë një profil tjetër tashmë dhe koha nuk është se premton.

Edhe pse dëshira e lojtarit ishte të vishej kuqezi dhe madje bëri revoltë te klubi I tij duke mos iu përgjigjur thirrjes së trajnerit për ndeshjen e kampionatit, Brest duket se ka këmbëngulur te kërkesa prej 15 mln eurosh.

Ndërkohë, sipas Luca Marchetti, edhe pse Miranchuk I ka thënë po destinacionit Milan, Atalanta duket e vendosur për të mos e shitur në këto dy ditë të fundit, pasi e sheh të vështirë të gjejë një zëvendësues.

Megjithatë, në merkato asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë, si në mbyllje, ashtu edhe në hapje negociatash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu