SKY SPORT: Afrojnë dy goditje te Milani! Mbi Vlasic situata është e tillë…

Gianluca Di Marzio ka dhënë, si çdo natë, azhornimet në lidhje me merkaton e Milanit.

Në Sky Sport, eskperti i merkatos tha:

“Sot u bë një shkëmbim dokumentesh midis Chelsea dhe Milan për Giroud. Ai do të mbërrijë në Milano të enjten në mbrëmje dhe të premten do të mbështesë ekzaminimet mjekësore.

Jemi në fund të negociatave për Fodè Ballo-Tourè. Operacioni do të mbyllet në 24-48 orë për 4 milion euro dhe ai do të jetë zëvendësi i Theo Hernandez.

Sa i përket Vllasic, interesi i Milanit është i vërtetë dhe do të donte që lojtari  të vinte në huazim me të drejtën e blerjes.

Nëse klubi rus do të hapte huazimin me të drejtë ose detyrim të kushtëzuar, atëherë Milani do të jetë gati”.

Sipas raporteve nga media ruse Match TV, megjithatë, CSKA Moska do të ishte e gatshme ta shiste lojtarin vetëm përgjithmonë  dhe jo në huazim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu