Lajmi i keq i javës për Milanin vjen nga Portugalia. Sulmuesi Rafael Leao, në fushë me ekipin e tij Under 21, u ndal me një problem në muskuj.
Futbollisti i vitit 1999, siç raportohet nga Sky Sport, tashmë është kthyer në Milanello dhe, përsëri në të njëjtën ditë, do të kryejë testet e zakonshme instrumentale për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.
Leao nuk u duk i shqetësuar, pasi kishte postuar një histori dje në mbrëmje, në të cilën ishte i lumtur për kualifikimin evropian të Portugalisë së tij.

Por, sipas indikacioneve të fundit, duket e vështirë të shikohet numri 17 i Milanit në dispozicion për Napoli-Milan.
Ndoshta Pioli dhe stafi i tij do të vendosin të kursejnë Leao dhe të mos rrezikojnë atë, duke i lënë hapësirë Ante Rebicit në rolin e krahut të majtë.
Gjithçka do të jetë më e qartë në mbrëmje, pas përfundimit të kontrolleve mjekësore.
Sakaq, te Napoli Osimhen u stërvit veçmas dhe gjithashtu rrezikon të mos luajë. I bashkohet grupit Bakayoko pasi kaloi gjendjen gripale.