SKY – Rrëfehet Gazidis: Ndihem milanist, ja projekti dhe ëndrra ime e madhe! Mbi Ibra dhe Pioli…

Në një intervistë për Sky Sport, Ivan Gazidis foli mbi momentin e Milanit, qytetin dhe projektin kuqezi.

Intervista do të publikohet sonte, por transmetuesi satelitor ka publikuar një pamje të fjalëve të tij. “Ndihem si një milanez i vërtetë, ndihem vërtet mirë këtu. Jam këtu në Milano sepse kam një ëndërr, ta rikthej këtë klub prestigjioz në majë.

Unë dua një Milan modern dhe progresiv, por ky është vetëm fillimi i udhëtimit. Ne kemi një plan të saktë menaxhimi, nga i cili Zlatan Ibrahimovic është përjashtimi i vetëm.

Udhëzuesi i mençur dhe inteligjent, pra Pioli, është ideal në këtë moment. Skuadra dhe tifozët janë të bashkuar për qëllimin, domethënë ta rikthejnë klubin në majë, aty ku meriton të jetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu