Sky- rinovomi i Ibrahimovic-Milan / Qartësohet brenda 2-3 ditëve

Vazhdojnë bisedimet mes Milan dhe Mino Raiola për rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic. Dakortësia totale nuk është akoma, por palët duan ta arrijnë.

Sipas asaj që shpjegon gazetari ekspert i merkatos së futbollit Gianluca Di Marzio në Sky Sport, po mundohen të “sharrojnë” distancwn ekonomike jo shumë të lartë që ekziston mes kërkesës dhe ofertës.

Në 2-3 ditët e ardhshme mund të vijë një sqarim përfundimtar.

Si Milan ashtu edhe Ibrahimovic duan të gjejnë një marrëveshje për të vazhduar së bashku.

Duket sikur do të mbërrihet në një dakortësi para mbledhjes së Milanello-s e caktuar me 24 gusht.

Shpresohet që në këto ditë të arrihet marrëveshja përfundimtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu