SKY | Pioli zgjedh formacionin dhe shuan dyshimin e fundit! Arbitri polak e bën “sefte” me Milanin

Sipas MilanNews, Bennacer ka fituar balotazhin me Tonalin dhe do te jete ai titullari i ndeshjes sonte ndaj Liverpool, ora 21:00 ne Anfield Road.

Edhe Sipas raporteve të Sky, Stefano Pioli ka zgjedhur se kush do të bashkohet me Franck Kessie në mes të fushës sonte në ndeshjen kundër Liverpool: do të jetë Ismael Bennacer ai që fitoi balotazhin me Sandro Tonali, i cili nuk është rikuperuar 100% nga ethe qw ai kishte ditët e fundit.

Ky është formacioni i mundshëm i Milanit: (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic.

Sakaq, nga të dhënat që Transfermarkt ka në faqen e saj të internetit, dalloeht se Milani do të përballet sonte me një ekip anglez per te 42-ten here.

Klubi me të cilin kuqezinjtë janë përballur disa herë është Manchester United (12), i ndjekur nga Arsenali (8).

Milani do të kthehet në Milano sonte menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Liverpool: mbërritja e Rossonerëve në aeroportin e Milanos Malpensa është caktuar për ne oren 3.10 te mengjesit.

Arbitri i ndeshjes së sotme do të jetë Szymon Marciniak, i cili nuk ka asnjë ndeshje te mëparshme me Milanin. Bilbili polak do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz, Tomasz Kwiatkowski në VAR dhe gjermani Bastian Dankert si AVAR. Zyrtari i katërt do të jetë polaku, Tomasz Musiał.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu