SKY – Pioli në ankth, Theo dhe Calha nuk stërviten. Saelemaekers në dyshim

Nuk është një periudhë me fat për Milanin në këtë moment sa i përket dëmtimeve dhe formës së disa futbollistëve, edhe pse ndeshjet po merren një nga një dhe kuqezinjtë kanë fituar thuajse pjesën më të madhe…

Sipas asaj që “Sky Sport” ka raportuar sot pas stërvitjes, për ndeshjen ndaj Cagliarit në Sardenjë për Piolin mund të ketë mungesa të reja.

Në pritje të tamponëve të Rebic dhe Krunic, sot në Milanello nuk u stërviten si Calhanoglu, ashtu edhe Theo Hernandez dhe ndaj janë në dyshim për transfertën, edhe pse deri të hënën ka kohë dhe mjafton stërvitja e të dielës.

Sakaq, Saelemaekers ende nuk është në 100% dhe stafi mjekësor nuk ndëshiron të forcojë dorën. Kështu, belgu mund të mos kthehet as për këtë ndeshje kampionati në mëyrë që të jetë gati për sfidën e fundit të fazës së parë, ndaj Atalanta.

Nuk do të jenë në dispozicion gjithashtu edhe Bennacer dhe Gabbia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu