SKY – Pioli bën gati dy formacione. Europa dhe Derbi, ja provat e sotme

Vazhdojnë përgatitjet e Milanit. Duke folur për mikrofonat e Sky Sport, Manuele Baiocchini raportoi lajmet më të fundit nga Milanello.

Gazetari u ndal sidomos te stërvitjet dhe përgatitjet e kuqezinjve për Europa League, ku i pret në Beograd përballja ndaj Crvena Zvezda.

“Do të ketë rotacion në ndeshjen me Crvena Zvezda sepse ka shumë angazhime nga tani në vazhdim.

Në fund të stërvitjes, Pioli luajti një ndeshje 11 kundër 11, ku ai bëri një përzierje me dy skuadra.

Në njërën ishin Castillejo, Krunic dhe Rebic prapa Mandzukic. Kjo mund të ishte zgjidhja e besueshme që Pioli mund të merrte në konsiderate për mbrëmjen e të enjtes.

Në formacionin tjetër ishin Saelemaekers, Calhanoglu, Leao dhe Ibrahimovic të cilët janë lojtarët që Pioli dëshiron të ruajë në funksion të derbit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu