SKY: “Përjashtoni 3 emra! Maldini refuzoi sugjerimin e Serginho. Afron Bakayoko, dalin detajet. Mbi Faivre dhe Adli…

Duke folur në Calciomercato – L’Originale, Gianluca di Marzio dha azhornimet e fundit mbi merkaton e Milanit: “Unë do të përjashtoja Bernardo Silva, Willian dhe Sarabia!

Sot në Casa Milan ishte edhe Serginho dhe foli për Willian me Maldini, por Milani nuk është i bindur.

Corona mbetet në listë dhe gjithashtu Faivre i Brest, i cili kushton 15 milionë euro.

Adli mbetet gjithashtu ne fokus dhe është pak a shume qershia e merkatos, pasi Milani do ta donte edhe nese merr nje fantazist”.

Sa i perket Bakayoko, vijne azhornimet e fundit gjithashtu: Tiemoué Bakayoko po i afrohet rikthimit në Milano, e enjtja mund të jetë dita e marrëveshjes mes kuqezinjve dhe Chelsea.

Marrëveshja ende nuk është e mbyllur, por afër mbylljes, siç raportohet nga Sky i cili merr në konsideratë shifrat: tymi i bardhë mes dy klubeve mund të vijë në bazë të një huazimi prej 500 mijë eurosh me të drejtën e blerjes të caktuar për një shifër prej rreth 20 milionë euro, në gjysmë të rrugës midis kërkesës fillestare prej 25 dhe ofertës prej 15.

Orët e ardhshme do të jenë ato vendimtare për të gjetur akordin, në atë moment Rossonerët do t’i jepnin lejen Tommaso Pobega per transferimin te Torino”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu