Milani vazhdon të ndjekë opsionin qendërmbrojtës dhe së fundmi u shfaq emër i ri. Flitet për talentin e Chelsea, Tomori.
Pikërisht sipas “Sky Sport”, Milani e vlerëson si opsion nëse pista drejt Simakan (i dëmtuar ndeshjen e fundit të kampionatit dhe 1 muaj jashtë) dështon.Frank Lampard hapi dyert e largimit sot.
Ndër surprizat e sezonit të kaluar, mbrojtësi qendror i datëlindjes 1997 ka gjetur shumë pak hapësirë te Chelsea këtë vit (deri më tani vetëm 4 paraqitje) dhe kështu mund të shkojë për të grumbulluar përvojë diku tjetër deri në fund të kampionatit.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/67466945/1273715544.jpg.0.jpg)
“Situata e Fikayo është ende e hapur për momentin, ekziston mundësia që ai të largohet në huazim për të pasur më shumë kohë. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe për klubin”, ishin fjalët e trajnerit anglez në konferencën për shtyp.
Me ardhjen e Thiago Silva, hapësirat për Tomori u ngushtuan dhe ai ka humbur vendin e vjetshëm.