SKY – Ndryshon pozicioni i Saelemaekers! Pioli habit në stërvitje, për ndeshjen ndaj Sampdoria…

Milani do të zbresë nesër në fushë ndaj Sampdoria për ndeshjen e kampionatit, e para nga dhjetë finalet e mbetura, sipas asaj që ka përshkruar trajneri Stefano Pioli.

Kuqezinjtë vijnë nga fitorja në Firence ndaj Fiorentina por fakti që përgatitja nuk ka qenë e gjatë, pasi dje janë kthyer lojtarët e kombëtareve (plot 14 të tillë) do të thotë se duhet vetëm rezultati dhe kaq…

Por, sipas Manuele Baiocchini (Sky Sport), duke parë disa mungesa dhe formën e lojtarëve, Stefano Pioli mund të zgjedhë një opsion befasues!

Gazetari shpjegon se në provat e bëra në Milanello, Alexis Saelemaekers do ta nisë titullar por jo si sulmues i djathtë, por mbrojtës i djathtë, në vend të Calabria.

Fillimisht mendohej se Dalot do të ishte në atë rol, por duket se gjërat kaën ndryshuar. Kështu që Castillejo do të luajë titullar si sulmues i djathtë.

Në mesfushë kthehet dyshja Kessie-Bennacer, ndërsa vështirë se do të jetë në stol Brahim Diaz, ashtu sikurse mungesat që dihen: Maldini, Leao, Mandzukic, Calabria dhe Romagnoli.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma G.; Saelemaekers, Tomori, Kjaer, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu