SKY – Ndryshon formula për Diaz: akordi i ri me Real. Milani po siguron një talent të madh nga Franca. Motivi pse nxitoi

Gianluca Di Marzio, i cili foli sonte në Calciomercato – L’Originale, dha azhurnime mbi lëvizjet e merkatos së Milanit:

“Giroud arrin nesër në mbrëmje, pastaj do të bëjë vizitat të premten në mëngjes në orën 8.

Për të zhbllokuar operacionin, Milani duhej të paguante kompensim me të vërtetë minimal sepse pagoi një milion euro fikse plus një milion shpërblime të lidhura me kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe numrin e paraqitjeve të lojtarit.

Të dy kushtet duhet të plotësohen.

Sa i përket Brahim Diaz, ndryshon formula. Duhet të jetë një hua dy-vjeçare me të drejtën e blerjes dhe riblerjes përsëri nga Reali.

Vazhdon të punohet për mbrojtësin e Monaco Ballo-Touré, duke kërkuar një marrëveshje përfundimtare për senegalezin.

Sot ishte një takim i rëndësishëm, ashtu si për për një lojtar të ri, emri i të cilit është Warren Bondo, i cili lua te Nancy dhe ende nuk ka mbushur 18 vjeç.

Marrëveshje tre-vjeçare me lojtarin, pasi nuk mund të shkosh më shumë me një të mitur.

Tani Milani po negocion me Nancy. Shumë nuk e njohin por në Francë flasin shumë mirë për këtë djalosh dhe Milani ka përshpejtuar  për mesfushorin që e pret një e ardhme e madhe, duke mundur klubet e tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu