SKY – “Mos prisni shumë rikthime te Milani për Manchester! Politika e klubit e qartë: luan vetëm 100%”

Duke folur në Sky Sport, Manuele Baioçhini bëri një vlerësim të situatës së futbollistëve të dëmtuar ose jo në 100% te Milani, në prag të ndeshjes së të enjtes ndaj Manchester United:

“Nuk ka shumë që shërohen ose rikuperohen, përkundrazi. Një është Tonali, i cili gjithashtu shkoi në stol në ndeshjen kundër Verona.

Për pjesën tjetër, politika që bën që Milani është kjo: nëse je mirë luan, përndryshe nëse nuk je në 100% është më mirë të presësh edhe disa ditë dhe më pas të rikuperosh për të qenë në 100% për ndeshjen tjetër.

Meqenëse nuk janë vetëm dy ndeshje, sepse e diela është përplasja e drejtpërdrejtë me Napoli, Pioli po përmbahet në rikuperimin e disa lojtarëve të cilët nuk janë në 100%, kështu që Rebic, Theo Hernandez dhe Calhanoglu (të cilët shpresuan të rikuperohen deri të enjten) mund të qëndrojnë në Milanello.

Sakaq, dritë e kuqe për Mandzukic, ashtu si edhe për Bennacer dhe Ibrahimovic”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu