SKY: Milani në ankth për Ibrahimovic dhe Saelemaekers!

Milani fiton në Napoli, por rrezikon të humbasë dy titullarë për ndeshjet e tjera. Kujtojmë që këtë muaj do të luhet çdo 3 ditë si në Serie A, ashtu edhe në Europa League.

Zlatan Ibrahimovic braktisi fushën duke çaluar, pas një aksioni në krah ku krosoi dhe më pas ndjeu shqetësim muskulor. U përpoq të qëndronte në këmbë dhe madje u kthye edhe në mbrojtje por më pas ra në tokë…

Veç tij, një dëmtim ka pësuar edhe Alexis Saelemaekers, duke qenë se në pjesën e parë mori një takë të pastër në kaviljen e tij nga Bakayoko.

Testet instrumentale për Zlatan Ibrahimovic dhe Alexis Saelemaekers do të zhvillohen nesër.

Kështu që, në orët e ardhshme, do të jetë më mirë të kuptojmë se cilat do të jenë kohët e rikuperimit të dy lojtarëve, të cilët dolën nga San Paolo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu