Sky – Milan, përpjekje për kroatin: punohet për formulën!

Profili ideal për fantazistin e Milan mund të vijë nga lindja. Klubi kuqezi, përveç vlerësimit të disa profileve ndërkombëtare dhe të nivelit të lartë (Isco ose Ziyech) në fakt po mendon edhe për një futbollist me origjinë kroate.

Sipas raportimit nga Sky Sport, Milani po synon seriozisht Nikola Vlasic. Një emër që nuk është i ri, duke qenë se muaj më parë flitej për këtë mesfushor sulmues kroat si një zëvendësues për lamtumirën e Calhanoglu.

Vlasic luan te CSKA Moscoë, pra në Rusi. Ai është një mesfushor sulmues teknik dhe dinamik, por mbi të gjitha më i mësuar të shënojë sesa paraardhësit e tij.

Në dy sezonet e fundit ai ka shënuar 25 gola për moskovitët, duke u bërë shënuesi më i mirë i ekipit të tij në të dy rastet.

Prandaj duket se Vlasic është një profil shumë intrigues për drejtuesit e Milanit, i cili do të preferonte një emër në rritje sesa një playmaker që vjen nga sezone zhgënjyese.

Ky është rasti me lojtarë si Coutinho ose Isco, emra big, por konsiderohen teprica për të paktën nja dy vjet dhe kërkojnë një rrogë që mund të prishë ekuilibrat financiarë brenda grupit.

Transmetuesi satelitor la të kuptohet se Milani po diskuton me CSKA rreth formulës së transferimit.

Vlasic vlerësohet të paktën 25 milion euro, me klubin rus që dëshironte ta shiste atë menjëherë.

Milani do të përpiqet ta huazojë me të drejtën e blerjes, në mënyrë që të mos duhet domosdoshmërisht të shpenzojë shumën e rënë dakord menjëherë.

Më shumë gjasa që marrëveshja të mund të gjendet me përfshirjen e detyrimit të blerjes, në mënyrë që CSKA të jetë e sigurt që të marrë një shumë fikse nga shitja e Vlasic.

Negocimi ka filluar. Milani vlerëson cilësitë e Vllasic, i lindur në 1997 i cili me të vërtetë mund të ketë cilësitë dhe karakteristikat e duhura për të kompletuar departamentin sulmues.

Dhe kroati sigurisht do ta kishte mendjen të vazhdonte rritjen e tij profesionale në Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu