Sipas raportimit nga Peppe Di Stefano për Sky Sport, Zlatan Ibrahimovic pësoi një problem në bicipin femural.
Suedezi ndjeu një dhimbje dhe më pas u shemb në tokë pasi sakrifikoi veten për t’u rikthyer në mbrojtje.
Lëndimi do të duhet të vlerësohet me ekzaminime instrumentale për të kuptuar shkallën e tij.
Por, sipas “Rai Sport”, flitet për të paktën 4 javë larg fushave të lojës për suedezin. Megjithatë, nesër do të jetë më e qartë situata.
Humbja e suedezit do të ishte fatale për këtë Milan, pasi është ai pika e referimit për kuqezinjtë.