Sky: Ibra-Milan drejt divorcit, detajet me te fundit

Veshtire se Zlatan Ibrahimoviç do te mbaje veshur perseri fanellen e Milanit sezonin e ardhshem. Sot Sky Sport perserit qendrimin se nuk ka gjasa qe suedezi te qendroje dhe divorcvi eshte thuajse i sigurt.

Sky shton se Ibra do te punoje si profesionist deri ne diten e fundit te sezonit. Por, pasi t’i skadoje kontrata, rruget e tij dhe te klubit do te ndahen. Do te ishte per t’u habitur nese gjerat shkojne ndryshe. Shkarkimi i Zvonimir Boban ishte hapi i pare qe con ne largimin e tij nga Milani. Kroati deshironte ta sillte me cdo kusht ne skuader ashtu si dhe Paolo Maldini. Gjithashtu legjenda kuqezi po shkon drejt lamtumires dhe pa dy pikat e referimit te tij ne kete shoqeri, edhe Zlatan do te shkoje drejt largimit.

Ne anen tjeter, marredheniet me Stefano Piolin jane shume te mira, por duket se nje trajner i ri do te arrije ne stolin e Milanit, me shume mundesi Ralf Rangnick i cili preferon te punoje me te rinjte dhe karakteri i te cilit mund te binte ndesh me ate po aq te forte te Zlatan.

Ndersa Sportmediaset, raporton se takimi balle-perballe i parashikuar me Ivan Gazidis mund te mos jete me ne axhenden e futbollistit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu