Sky- Ibra le Milanellon, peson demtim. Mund ta mbaje gjate jashte fushave

Zlatan Ibrahimovic ka lene Milanellon pasi eshte demtuar gjate stervitjes se sotme. Sky raporton se suedezi ka pesuar nje demtim ne pulpe por nuk perjashtohet fakti qe ai te kete marre nje lendim me serioz qe ka te beje me tendinen e Akilit.

Ne rast se demtimi lidhet me tendinen e Akilit, kjo do ta mbante jashte fushave per nje kohe te gjate 39 vjecarin, per te cilin dhe mosha e madhe nuk e ndihmon per nje rekuperim te shpejte. Per momentin po flitet vetem per nje demtim te muskujve qe mund ta mbaje jashte fushes per te pakten nje muaj, por priten rezultate e ekzaminimeve ne oret ne vijim, mbase dhe neser ne mengjes per te kuptuar graden e demtimit te lojtarit.

Nje humbje serioze per Milanin ne rast te rifillimit te kampionatit. Nese Seria A rikthehet ne mes te qershorit, ka te ngjare qe Ibra te kthehet ne korrik. Por testet do te tregojne nese ai do te mungoje me gjate apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu