SKY: Formula “Diaz-Milan” dhe akordi me Real Madrid! Zbulohet takimi i programuar!

Duke folur në mikrofonat Sky Sport, Gianluca Di Marzio komentoi operacionin Brahim Diaz te Milai.

Këto janë fjalët e tij: “Real Madrid investoi shumë kur e morën nga Manchester City dhe për këtë arsye në negociatat me Milanin koha u zgjat”.

“Blancos nuk dëshironin të humbnin kontrollin mbi lojtarin dhe për këtë arsye negociatat u vendosën që teorikisht të nisin një javë pasi të ketë mbaruar merkato. Të dy klubet do të përpiqen të gjejnë një marrëveshje me një blerje në shifra të përshtatshme”.

“Milani do ta hedhë sot titullar dhe shpreson të ketë mundësinë për ta blerë atë në të ardhmen, por Real Madrid ka mbajtur të drejtën kontrolli mbi lojtarin.

Diaz është një lojtar shumë teknik që mund të luajë të tre rolet prapa sulmuesit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu