SKY – Edhe pse i dëmtuar, Ibra nuk braktis ekipin! Milano-Sanremo dhe netët në yachtin e tij

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë sot konferencën e prezantimit për shtyp si pjesëmarrës në skenën e Ariston në Sanremo, Festivali i Këngës Italiane për vitin 2021, ku do të jetë i fituari special i dyshes Amadues dhe Fiorello.

Zlatan është i dëmtuar dhe nuk do të luajë 4 ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga nesër në San Siro përballë Udinese. Por, do të jetë në tribunë, edhe pse sonte do të ngjitet në skenën e Festivalit për natën e hapjes.

Në fakt, ai sot pasdite do të zhvillojë provat, por fillimisht në mëngjes – sipas Sky Sport – ka qenë në Milanello për terapitë e ndryshme.

Nesër në mëngjes do të udhëtojë drejt Milanos sërish për të qenë i pranishëm si tifoz në Milan-Udinese.

Të enjten, të premten dhe të shtunën do të kthehet më pas në Sanremo për tre netët e fundit, ndërsa të dielën me shumë mundësi do të udhëtojë drejt Verona-s për të ndjekur Milanin.

Një kuriozitet: suedezi nuk ka pranuar të qëndrojë në hotel por do të flejë në yachtin e tij luksoz që ndodhet tashmë në Riviera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu