Sky – “Donnarumma te Milani përjetë”: Raiola në vështirësi

Gigio Donnarumma dhe Milani, një histori dashurie e destinuar të vazhdojë. Kontrata që skadon më 30 qershor 2021 nuk duket se e shqetëson klubin kuqezi, falë vullnetit të portierit, i cili synon të vazhdojë aventurën e tij me ekipin e zemrës së tij.

Negociatat me Mino Raiola vazhdojnë por me vullnetin e Gigios, i cili nuk do të largohet nga Milani.

Në të vërtetë, qëllimi i tij do të ishte të qëndronte me kuqezinjtë për gjithë jetën. Kjo zgjedhje nuk do t’i pëlqente agjentit të tij aspak.

Kjo sepse tashmë dihet botërisht se Mino Raiola fitimet e tij i ka pasur gjithmonë kur ka zhvendosur futbollsitët e tij nga një vend në një tjetër dhe jo më shumë se sa 2-3 vjet qëndrim, në bazë të moshës që kanë.

Në studio e Sky Sport – për çështjen Donnarumma, ka folur edhe Paolo Condo, duke thkesuar se “Raiola me Donnarumma është në telashe. Kjo sepse Donnarumma dëshiron të luajë për Milanin për gjithë jetën dhe ky nuk është një lajm i mirë për një agjent”.

“Raiola përpiqet të shfrytëzojë në maksimum armët që ka, por nuk e ka thikën në anët e dorezës. Donnarumma gjithmonë i thotë Minos: Merr gjithçka që mund të marrësh, por ki parasysh që unë dua të luaj për Milanin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu