SKY: “Dalot-Milan, vazhdon presingu! Manchester United dhe diferenca… Lojtari ka zgjedhur”

Siç raportohet nga Sky Sport, Milani po punon për kthimin e Diogo Dalot si kuqezi.

Pas mbylljes së marrëveshjes me Real Madrid për Brahim Diaz, drejtuesit vazhdojnë të negociojnë me Manchester United për mbrojtësin portugez.

Milani dëshiron ta huazojë lojtarin në një hua të kushtueshme me të drejtën e blerjes.

Manchester United do ta pranonte këtë formulë nëse klubi kuqezi do të paguante 5-6 milion euro për huazimin.

Një shifër e lartë duke qenë se Milani do të paguajë 1.5 milion euro në vit për Diaz për 2 vjet.

Rossoneri dhe Djajtë e Kuq vazhdojnë të negociojnë. Alternativa në rolin e djathtë të Milanit është Alvaro Odriozola.

Sakaq, “Calciomercato” shkruan:

“Pasi kompletoi anën e majtë të mbrojtjes me nënshkrimin e Fode Ballo-Touré si një alternativë ndaj Theo Hernandez, Milani vazhdon të monitorojë tregun për krahun e kundërt, i cili do të zihet ende nga Davide Calabria pas rinovimit të tij deri në 2025.

Objektivi i parë i Rossonerëve mbetet Diogo Dalot, por ai është objektivi më i komplikuar për të ndjekur në këtë moment pasi Manchester United nuk është i interesuar të konsiderojë ofertën e Milanit për rinovimin e huazimit me një opsion blerje të përfshirë me një pagesë të vogël.

Natyrisht, Milani do huazim 2 vjeçar me 1.5 mln euro në sezon, Manchester United kërkon 5-6. Palët do të azhornohen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu