SKY | Atalanta-Milan, formacionet e ndryshme mes mungesave dhe konfirmimeve. Dyshimi i vetëm i Piolit

Gian Piero Gasperini dhe Stefano Pioli po studiojnë formacionet përkatëse që do të zbresin ne fushe për Atalanta-Milan. Ata kanë ende stërvitjen e nesërme për të shpërndarë çdo dyshim të fundit…

Sipas Sky Sport, Toloi duhet të jetë titullari i rregullt i ekipit bergamask. Mbrojtësi italiano-brazilian akuzoi një problem të muskujve, por ai duhet të jetë në fushë. Palomino dhe Gjimshiti dy te tjeret.

Në të majtë në 3-4-2-1 Gosens do të mungojë për shkak të lëndimit, Maehle do të luajë ne vend te tij. Në të djathtë, do te veproje Zappacosta. Në sulm Zapata do të mbështetet nga Malinovskyi dhe Pessina.

Te Milani duhet të kthehet Kjaer në qendër të prapavijës. Pioli tani duket i vendosur ta fusë në fushë që në minutën e parë.

Reparti do të përfundojë më pas me Calabria, Tomori dhe Theo.

Në mesfushë, Kessie duhet të bashkohet me Tonali, i cili duket se ka një avantazh ndaj Bennacer. Për pjesën tjetër nuk duhet të ketë asnjë ndryshim te 4-2-3-1, me Rebic, Leao, Brahim Diaz dhe Saelemaekers.

Messias duhet të jetë në stol për herë të parë, i cili sot u stërvit në një grup në Milanello për herë të parë. As Giroud nuk do të fillojë titullar, pasi nuk është në formën e tij më të mirë fizike dhe do të hyjë vetëm gjatë garës. Qendër sulmuesi do të jetë përsëri Rebic, i cili tani është mësuar të luajë në atë rol!

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Toloi, Palomino, Djimsiti; Zappacosta, De Roon, Freuler, Maehle; Malinovskyi, Pessina, Zapata.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Tonali (Bennacer); Saelemaekers, Brahim Diaz, Rafael Leao; Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu