SKY analizon moviolën: Mungojnë edhe dy penallti, një për kokë. Leao ironizon në rrjetet sociale

Roma protestoi për episodin Theo-Mkhitaryan brenda zonës së rreptësisë, ku arbitri dha faull të armenit ndaj kuqeziut dhe verdhekuqtë “e rrethuan”…

Sky Sport, gjatë “Sky Calcio Club”, analizoi situatat e arbitrimit të Roma-Milan.

Në analizën e episodeve, u theksua se ndërhyrja e Theo Hernandez ndaj Mkhitaran ishte e ndëshkueshme si penallti, pasi faulli i mëparshëm ishte i francezit.

Në çdo rast, VAR nuk mund të kishte ndërhyrë për të ndryshuar vendimin e arbitrazhit. Analiza gjithashtu kaloi te ndërhyrja e Karsdorp ndaj Leao: edhe kjo penallti.

Në këtë rast Guida mund të kishte ndryshuar vendimin në VAR, por u vendos që të mos kontrollohej për shkak të sigurisë që ai shfaqi në fushë.

Sakaq, edhe Leao ka postuar episodin e tij që pretendonte penallti. Portugezi ka vendosur emoji duke fjetur gjumë dhe ka postuar videon e episodit…  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu