Pas vendimit të sotëm të Gjykatësit Sportiv i cili skualifikoi dy ndeshje Ante Rebic, Milan po pret të marrë dokumentet zyrtare që do të shqyrtohen nga avokatët.
Në rast se kushtet e duhura plotësohen, klubi do të paraqesë një apel për të marrë një zbritje dënimi dhe të ketë Rebic kundër Sampdoria të shtunën 3 prill.

Sipas MilanNeës, fillimisht, klubi kuqezi nuk ka vendosur apelimin, por pasi ka biseduar me Ante Rebic, preferon që të shohë se çfarë është shkruar te raporti i arbitrit Pasqua, i cili gjithashtu nuk akordoi një penallti pasi e pa në VAR dhe nuk nxorri karton të kuq për Di Lorenzo për ndërhyrjen me taka të ngritura ndaj Theo Hernandez.