SKANDALI ME IBRAHIMOVIC! Pritet dënim dy ndeshje. “Por arbitri del i palaarë, ja pse…”

Zlatan Ibrahimovic ka braktisur stadiumin Tardini tepër i mërzitur dhe i indinjuar ndaj arbitrit Maresca që drejtoi ndeshjen Parma-Milan.

Pamjet filmike që kanë qarkulluar kudo dëshmojnë qartë se nuk ka asnjë ofendim në drejtim të gjyqtarit nga sulmuesi suedez.

Madje, ky i fundit i thotë këtë fjali: “Tani vërshëllen… Të duket e çuditshme eh! Nuk të intereson se çfarë them unë!”

Në atë moment, Maresca keqinterpreton fjalinë e sulmuesit dhe i nxjerr të kuqin menjëherë.

Por, tani vjen qesharakja dhe skandalozja. Ibrahimovic sipas rregullores, do të dënohet me 2 ndeshje për shkak se merret si ofendim ndaj arbitrit (si në rastin Rebic)

Milani do ta apelojë menjëherë me pamjet filmike dhe vetëm mund të heqë 1 ndeshje por jo 2 dhe ndaj mungesa e Zlatan ndaj Genoa është e sigurtë.

Duke folur në Sky Sport, Marco Nosotti komentoi: “Në përgjithësi një frazë iracionale ose ofenduese mund të prodhojë dy ndeshje skualifikim dhe ju mund ta hiqni nga lista një ndeshje, por kjo varet nga ajo që përmbahet në raportin e gjyqtarit.

Do të kërkohet videoaudio tv por në rastin e arbitrave nuk ndodh kjo gjë sepse nuk është në rregullore. Atëherë Maresca mund të lajë duart vetëm duke thënë se e dëgjoi keq”.

Mbi çështjen reagoi edhe gazetari Sandro Piccinini:

“Pajtohem me fjalët e ish-arbitrit Luca Marelli dhe të tjerët: Maresca mund të ketë keqkuptuar fjalët e Ibrahimovic. Kur do të vijë edhe dita e VAR audio?…” , shkruajti reporteri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu