Situata e Olivier Giroud: ja nga se vuan francezi!

Trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli foli në konferencën për shtyp dhe nuk solli ndonjë lajm të mirë në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Juventusit në stadiumin Allianz, e vlefshme për javen e katërt të kampionatit të Serie A.

Milani arrin në këtë lojë si kryesues, me nëntë pikë në tre ndeshje. Situatë e ndryshme te Juve, me njerëzit e Massimiliano Allegrit që kanë marrë vetëm një pikë deri më tani, rezultat i barazimit kundër Udineses dhe dy humbjeve radhazi me Empolin dhe Napolin.

Siç u njoftua nga trajneri në konferencë, as Ibrahimovic as Olivier Giroud nuk do të jenë në lojë. Për suedezin, shanset që ai të thirrej ishin tashmë shumë të ulëta, për shkak të shqetësimit të tendinit të Akilit.

Sa i përket sulmuesit francez, ai hasi një problem te shpinës pas Liverpoolit.

Konkretisht, Olivier Giroud vuan nga dhimbjet e mesit. Një rrufe në qiell te hapur për tifozët e Rossonerëve, të cilët do ta shohin ekipin e tyre në Torino pa dy sulmuesit kryesorë.

Do të varet nga Rebic, por gjithashtu do te vije një debutim i mundshëm për Pietro Pellegri gjatë ndeshjes.

Por le të kthehemi te Giroud. Pioli nuk dukej shumë i shqetësuar kur njoftoi mungesën e tij për nesër, por duhet shumë kujdes.

Dhimbja e mesit shkakton dhimbje të forta në shpinë dhe zgjat mesatarisht 7 deri në 15 ditë dhe trajtohet kryesisht me fizioterapi, pushim të kufizuar dhe anti-inflamatorë.

Pra, situata mbetet për t’u monitoruar, me shpresën se nuk është diçka shumë serioze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu