Sirena spanjolle mbi kapitenin Romagnoli, por Milani e ka gati planin!

Prioriteti do të jenë rinovimet gjatë javëve në vazhdim te Milani.

Paolo Maldini dhe Massara po punojnë për të blinduar Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma, pasi kontratat e tyre aktuale me Milanin skadojnë në në 30 qershor 2021, pra vitin tjetër, kur edhe mund të largohen falas.

Negociatat me agjentët kanë filluar por njoftimet nuk duken të afërta. Milan do të duhet të zhvendosë vëmendjen te dy lojtarë të tjerë, Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli.

Mesfushori dhe kapiteni kanë kontrata që skadojnë më 30 qershor 2022, në mënyrë që të mos arrijnë me “ujin në grykë” do të nevojitej një marrëveshje e afërt dhe duke mos e lënë kohën të kalojë.

Nga Spanja, TodoFichajes i kushton vëmendje kapitenit kuqezi: portali raporton interesin për Romagnoli nga Real Madrid dhe Barcelona, ​​por Milani synon ta blindojë lojtarin me një kontratë të re, e cila do ta bënte atë të fitonte më shumë me skadimin në vitin 2025.

Qëllimi i mbrojtësit deri më sot është të qëndrojë me ngjyrat kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu