Sirena angleze për sulmuesin portugez Rafael Leao.
Talenti I lindur në vitin 1999 vazhdon të ketë kërkesa: në ditët e kaluara emri i tij është vendosur pranë skuadrave të rëndësishme ai Real Madrid dhe Juventus.
Tani, siç raporton ‘Sky Sport’ është radha e Leeds United, që do të forcojë skuadrën për të përballuar më së miri Premier League-en.
Leao, pas një fillimi jo të lehtë, ia doli të binte në sy në pjesën e dytë të sezonit.
Në fund golat e shënuara në Serinë A kanë qenë 6 dhe 3 asiste.
Një “pre” jo e keqe për një futbollist të ri në eksperiencën e tij të parë në Itali.
Ndeshjet e luajtura që nga minuti i parë nuk kanë qenë shumë.
Milani beson shumë tek Leao dhe pikërisht për këtë duket e ndërlikuar të mendosh një shitje të tij.
Ky që po fillon duhet të jetë viti i portugezit: kuqezinjtë besojnë dhe me Ibrahimovic në krah gjithçka mund të jetë më e lehtë.