Sinqeriteti i një legjende: Lionel Messi më shkatërroi mendërisht, pashë yjet për një moment…

Alessandro Nesta kundër Lionel Messi: një ndeshje legjendare e cila, megjithatë, ishte fillimi i rënies për mbrojtësin kuqezi që më pas vendosi se kishte ardhur momenti të varte këpucët…

Ish-futbollisti kuqezi kishte mundësinë t’u tregonte faqes “Calciatori Brutti” një episod të ndeshjes midis Milanit dhe Barcelonës dhe kur Pleshti ia bëri jetën ferr me shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e tij fizike.

Këto janë fjalët e Nestës: “Gjëja që më bëri të bie në depresion ishte se Messin e gjeja përballë dhjetë herë në dhjetë minuta dhe në moshën 37 vjeç që isha po ndieja lodhje”.

Në atë kohë, Messi ishte vetëm 24 vjeç dhe ishte në kulmin e karrierës së tij.

Argjentinasi nuk kishte rivalë dhe e vetmja mënyrë për ta ndaluar atë për numrin 13 ishte me mënyrat “e këqija”:

“Në të dhjetën tentativë e godita dhe rashë në tokë i rraskapitur! E pranoj, pashë yjet.

Po, ajo që bëri ai më pas më befasoi edhe më shumë. Më zgjati dorën dhe më ndihmoi të ngrihesha. Aty më shkatërroi mendërisht, më asgjësoi…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu