SIMON KJAER: Vikungu me këllqe prej çeliku. Portieri i Rio Ave donte ta provokonte, por…

Shumë nisën të krruajnë hundën kur në janar të këtij viti Milani do të huazonte nga Sevilla, nëpërmjet Atalanta-s, mbrojtësin danez me eksperiencë Simon Kjaer!

“Lojtar i vjetër!”, “i dhamë Caldara dhe morëm këtë” apo “ky është drejt pensionit”… Fjali të dëgjuara dhe stërdëgjuara në fakt shumë herë në futboll dhe – çështë e vërteta – në shumicën e rasteve të drejta!

Por, nuk ishte rasti i Super Simon (sepse kështu mund të quhet tani) nordiku me zemër dhe fytyrë të akullt. Ai që po luan pambarimisht, i palodhur, me dëshirë dhe sakrifica prej muajit janar dhe që Milani pagoi 3.5 mln euro për kartonin pa u menduar gjatë duke e konfirmuar…

Vendimtar, në mënyrën e tij! Por, vendimtar edhe me golat e tij. Jo gjatë ndeshjes, por gjatë llotarisë së penalltive, që e pa Milanin të kualifikohej pas plot 120 minutash dhe 24 herë në pikën e bardhë për të dy ekipet (bashkë me Rio Ave).

Dhe ai – Simon Kjaer – pikërisht në një natë të ftohtë, me shi dhe me erë, tregoi se është një viking që sfidat e stimulojnë! Portieri i Rio Ave tentoi ta shpërqendronte, ta detyronte të gabonte, duke i thënë se nuk e kishte vendosur topin aty ku duhej… Simon i bëri një vështrim, e vendosi topin dhe me një silurë në qendër e gozhdoi!

Pas ndeshjes, u zgjodh edhe MVP (Lojtari më i mirë i ndeshjes) nga votuesit

Image

Dy penallti të shënuara në serinë maratonë të 11-të metërshave. Ishte penalltia numër 23 që goditej dhe ishte në këmbët e tij! Një gol që i dha forcë ekipit, ndezi zemrat e tifozëve dhe Donnarummas, i cili bëri pritjen deçizive!

Duhen këllqe në këto ndeshje dhe Simon i ka, prej çeliku madje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu