Simeone troket për Castillejo! Milani mendon për dy objektiva te Atletico Madrid

Milani po shijon këtë fund vit 2020 në krye të tabelës pas fitores ndaj Lazios, por Maldini dhe Massara po mendojnë se si ta forcojnë skuadrën.

Drejtuesit do të përpiqen të kapin disa mundësi tregu, ndoshta duke blerë një mesfushor dhe një mbrojtës qendre.

Thashethemet për një interes të mundshëm për Hector Herrera janw amplifikuar kwto orwt e fundit.

I lindur në vitin 1990, mesfushori qendror mund të provonte të ishte shumë i dobishëm, veçanërisht nëse Rade Krunic do tw shitej.

Hector Herrera staying put with Atletico de Madrid - FMF State Of Mind

Kontrata e tij skadon në 2021, meksikani ka një vlerësim, sipas transfermakt.it, prej 10 milion eurosh. Këtë vit ai luajti 12 ndeshje me Atletico Madrid.

Një emër tjetër është ai i Stefan Savic. Mbrojtësi qendror e njeh mirë ligën italiane, pasi ka luajtur tashmë me Fiorentina. I lindur në 1991, sipas transfermakt.it, ai ka një vlerësim prej 20 milion euro.

Këtë vit ai luajti 18 ndeshje me ekipin e Diego Simeone. Savic mund të jetë i dobishwm, duke marrë parasysh të ardhmen e pasigurt të Leo Duarte dhe Mateo Musacchio, të cilët mund të largohen nga klubi kuqezi.

Spanish Media Claim Inter & Atletico Madrid Could Swap Diego Godin & Stefan  Savic

Kujtojmë që te Atletico Madrid, si dhe te Villarreal, Sevilla dhe Valencia, Samu Castillejo pwrbwn interes.

Spanjolli mund të sakrifikohet për të arritur në njërin nga këta dy lojtarë, padyshim pasi tw gjendet një zëvendësues i tij.

Castillejo është përdorur shpesh nga Stefano Pioli këtë sezon, duke pasur parasysh shumë angazhime kuqezi, por Alexis Saelemaekers është titullari i krahut të djathtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu