Simeone: “Milani na mbyti deri te kartoni i kuq i Kessie! Arbitri? Po të kisha qenë si Pioli…”

Në mikrofonat e Sky Sport, trajneri i Atletico Madrid Diego Pablo Simeone komentoi mbi suksesin e arritur mbi Milanin:

“Milani luajti lojën më mirë, deri te i kuqi ata luajtën me më shumë ritëm, më shumë dinamikë, ata na detyruan të luanim ndryshe nga sa ne donim. Na mbyten me loje.

Na mungonte diçka, por me epërsinë numerike dolëm në fushë ndryshe, duke përfituar nga fakti se ata qendronin mbrapa.

Në pjesën e dytë ne u përpoqëm në çdo mënyrë për ta fituar atë dhe sollëm në shtëpi një rezultat që donim. Arbitri? Nëse do të kisha qenë në vendin e Piolit, mbase do të kisha menduar atë që ai mendoi. Kur kthehet gjithcka kundër jush, nuk ju përshtatet…”

Një koment përfundimtar mbi grupin: “Liverpooli është shumë i fortë, ndeshje të vështira na presin, dhe Porto dhe Milani gjithashtu do të japin gjithçka për të luajtur kartat e tyre në këto dy ndeshje të mbetura. Do t’u heqim pikë njëra-tjetres”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu