Simakan te Milani, e kryer? | Postimi intrigues i francezit!

1228169851

Mohamed Simakan është afër transferimit te Milanit dhe tashmë kanë mbetur detajet e fundit që Strasbourg të japë “ok”. Madje, Gazzetta dello Sport flet për 1 mln euro diferencë mes ofertës dhe kërkesës.

Milani ka ofruar 14 mln euro dhe 3 bonus, ndërsa francezët duan 15 mln euro dhe 3 bonus. Praktikisht, futbollisti 20 vjeçar i ka kërkuar klubit që ta lërë të transferohet te kuqezinjtë pasi ka rënë dakord me Maldini për kontratën 5 vite me Milanin.

Madje, ditën e sotme, Simakan ka postuar në rrjetet sociale edhe një foto të tij ku duken flokët kuqezi (të lyera) me një mbishkrim “loading”, pra “po mbushet koha”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu