Silvestri zbulon: “Ajo që i thashë Ibrahimovic para penalltisë ishte e studjuar. Ja motivi”

during the Serie A match between AC Milan and Hellas Verona FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 8, 2020 in Milan, Italy.

Këtë sezon Zlatan Ibrahimovic nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me penalltitë. Ai humbi tre nga katër goditjet e fundit. Më e fundit ajo në Milan-Verona.

Portier ishte Marco Silvestri, i cili i tha diçka qendërmbrojtësit kuqezi para goditjes. Kjo është prapaskena e treguar nga portieri për mikrofonët e Sky Sport:

“E pashë Zlatanin dhe i thashë atij: të fundit e gabove! Kjo ishte përpjekje për të mos më lënë ta godiste aty ku e kishte bërë herën e fundit. Po të kishte shkelmuar përsëri atje, do të kishte shënuar.

Ai kurrë nuk më shikoi ndërsa isha duke biseduar me të. E pashë shumë të përqendruar dhe u përpoqa ta bëja të gjuante atje ku i pëlqen më shumë, domethënë fort në të djathtën time. Nëse ai do të godiste në të majtë unë nuk do të kisha mundësi ta prisja”.

Ibrahimoviç goditi topin majtas, por fort dhe shumë lart. Një gabim që ndikoi te Milani, i cili mund të kishte barazuar më herët dhe më pas kishte më shumë kohë për të gjetur golin e fitores.

2-2 përfundimtar u nënshkrua nga Zlatan, në një goditje me kokë pas një krosimi të mirë nga Brahim Diaz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu