“Silva e Leao fantastikë”, Nunjo Gomesh sugjeron edhe një tjetër emër për Milanin

7 November 2017; Nuno Gomes, Ambassador, UEFA on the SportsTrade Stage during the opening day of Web Summit 2017 at Altice Arena in Lisbon. Photo by Cody Glenn/Web Summit via Sportsfile

Nunjo Gomesh është një emër i madh i futbollit portugez e jo vetëm se në 2004-ën ishte finalist i Europianit.

Tashmë në rolin e vëzhguesit të talenteve, ai ka komentuar disa emra të lidhur me Milanin, siç janë Florentino Luis i Benfikës, apo sulmuesi Andre Silva, që ka veshur fanellën kuqezi, apo Leao, që e mban ende veshur atë.

“Luis është shumë i gatshëm për të luajtur në nivelin e Milanit.

Vërtet ka vetëm dy sezone në ekipin e parë, por përvoja me grupmoshat e Benfikës dhe sidomos me ato të Portugalisë e bën një lojtar të kompletuar.

Leao bën mirë që të vijojë te Milani, sepse i duhet vetëm pak kohë dhe besim nga trajneri e shokët. Është një talent i pastër, të cilin jam munduar dy herë ta sjell te Benfika ime.

Diskutim i ngjashëm për Andre Silvën, të cilit i kanë kërkuar rezultate të shpejta në çdo klub, por të rinjtë kanë nevojë për kohë”, tha Gomesh.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu