Si do të përdoret blerja e parë e Milanit, klubi jep detaje

Goditja e parë e Milan 2020-2021 është Pierre Kalulu.

Ka pak kohë që është zyrtarizuar ardhja e tij, me kosto zero pas lamtumirës me Lyon.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Kalulu nuk konsiderohet menjëherë si një forcim për skuadren e parë.

Talenti francez ka luajtur deri tani vetëm me Under -19 të Lyon-it, me rezultate shumë të mira.

Por përsëri i duhet kohë të debutojë në futbollin e të “rriturve “.

Për këtë motiv hyrja e tij do të jetë graduale.

Fillimisht Kalulu do të bashkohet me Primavera të Milanit të trajnerit Giunti.

Ndërkohë Kalulu do të stërvitet me skuadren e parë të Stefano Piolit, që do ta vlerësojë hap pas hapi dhe do të vendosë nëse dhe kur do të debutojë tek Milan.

Ideja është që të mos rrezikojnë të “djegin” një mbrojtës të mirë, por që me siguri do të ketë nevojë për kohë që të integrohet dhe maturohet./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu