Shumë zhurmë rreth Gattusos, Gazidis i gjen pasuesin?

Gennaro Gattuso, sikurse ka ndodhur edhe më parë, nuk e ka të sigurt qëndrimin te Milani sezonin e ardhshëm. Rinovimi i kontratës që i bënë drejtuesit mund të mos vlejë, sidomos nëse kuqezinjtë do të dështojnë të kualifikohen në Champions League. Të gjithë janë të motivuar për ta realizuar objektivin e klubin dhe Gattuso sigurisht që e dëshiron shumë diçka të tillë.

Nën presionin e vazhdueshëm të zërave të merkatos, te Milani do vijohet të punohet me të njëjtin ritëm, ndërkohë që së fundmi ka një emër për pankinën e Milanit. Ai që vendos është Ivan Gazidis, i cili është i dashuruar pas Premier League. Pikërisht vëzhgimin andej e ka hedhur dhe ka “piketuar” një.

PROBLEMI – Mauricio Pochetino është ai që pëlqehet nga Gazidis. Tekniku 47-vjeçar i Tottenham është lakuar si opsion për klube të mëdha si Manchester United dhe Real Madrid në të shkuarën, ndërsa tani i del emri te Milani. Pse pikërisht ai? Ish-drejtuesi i Arsenalit mendon se është i aftë të menaxhojë dhe të rritë një grup të rinjsh.

Rikthehemi te problemi. Sikurse shkruan Corriere Della Sera, kapja e vendit të katërt apo fitimi i Kupës së Italisë e komplikon gjithçka. Pochetino është një trajner që fiton ndjeshëm, rreth 7 milionë euro, dhe në rast se nënshkruhet me të, do të duhet të paguhet edhe Gattuso derisa sa të gjejë ekip. Shpëtimi mund të vijë nga Roma, që e shikon ish-mesfushorin si një pasues për Ranierin. Gjithsesi te Milani duhet të mendohen mirë. Është herët dhe momentalisht gjithçka është në kuadrin e zërave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu