Shumë pak i përfolur! Milani mer vendim mbi futbollistin

Në Milanello dyert janë hapur në javët e fundit të merkatos. Ka nga ata që vijnë dhe ata që shkojnë. Florenzi nga Roma ishte i fundit që mbërriti, por të paktën tre afrima të tjera priten deri më 31 gusht. Në fakt, së shpejti do të jetë radha e Pellegri dhe një mesfushori (ka shumë të ngjarë Bakayoko).

Kush largohet është padyshim Andrea Conti, ende në pritje për të gjetur strehimin e duhur. Pas interesimit të treguar nga Genoa, gjithashtu pati edhe kontakte nga Atalanta, qe megjithate ka zgjedhur mbrojtesin e krahut duke siguruar huazimin e Zappacosta.

Natyrisht, me Pobega drejt kalimit te Torino, ka edhe emra te tjere qe jane ne diskutim si Castillejo (ende askush ska bere oferten e duhur te Milani) Krunic, por dy lojtare te rinj nuk do te levizin dhe per njerin eshte folur shume pak…

Pierre Kalulu! Në fakt, i riu duket se është i destinuar të qëndrojë. Edhe pse Alessandro Florenzi mbërriti nga Roma në atë rol, Rossonerët konfirmuan besimin e tyre tek francezi.

Fleksibiliteti i 20-vjeçarit në fakt mund të jetë i dobishëm për Stefano Pioli, i cili do të ketë mundësinë ta përdorë atë si ne qendër ashtu edhe si mbrojtës krahu.

Sezonin e kaluar Kalulu krijoi një hapësirë ​​të rëndësishme për veten e tij, gjithsej 18 paraqitje sezonale (13 prej të cilave në Serie A), duke shënuar edhe një gol, në ndeshjen kundër Genoa.

Procesi i maturimit vazhdoi me thirrjen në Olimpiade me Francën e tij dhe tani Milani ka vendosur t’i japë atij një shans tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu