“Shumë e rëndë sot, zakonisht nuk na ndodh”, Dalot shpjegon humbjen

Diogo Dalot u intervistua nga Sky Sport pas humbjes 3-0 në “San Siro” ndaj Lille. Mbrojtësi portugez e nisi titullar nga krahu i djathtë pasi mungonte Calabria.

“Jemi të zhgënjyer, kemi filluar mirë sa i përket zotërimit të topit, mund të luanim më qetësisht, por kemi bërë gabime që zakonisht nuk i bëjmë, është shumë e rëndë”.

Për performancën: “Ne u përgatitëm mirë për këtë ndeshje, ishim të sigurt, por fatkeqësisht gjithçka mund të ndodhë në futboll, tani duhet të rikthehemi dhe të reagojmë menjëherë”.

Mbi Pioli: “Ai na thotë të japim gjithçka, u përpoqëm deri në fund por pësuam gola që zakonisht nuk i pranojmë, mund të ishim më agresivë, por tani kemi mundësinë të reagojmë menjëherë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu