Leipzig është një hap nga blerja e Simakan te Strasbourg, objektivi i ndjekur prej muajsh nga Milani, por nuk është kaq e sigurtë që mbrojtësi i talentuar francez të përfundojë në Bundesliga…

Në fakt, edhe pse Sky Deutchland e ka bërë thuajse të kryer, në Francë dhe Itali nuk e mendojnë aspak kështu. Misteri po shtohet dhe pasurohet me copëza të reja.
Sipas raportimit nga le10sport.com, Milan nuk e lëshon Mohamed Simakan, edhe pse strategjia e klubit kuqezi ka ndryshuar në orët e fundit: drejtuesit donin ta sillnin atë menjëherë në Milanello, por dëmtimi i mbrojtësit ndryshoi planet nga Maldini dhe Massara.

Dhe kështu që tani Milani po konsideron mundësinë e blerjes së lojtarit gjithsesi që tani, për ta lënë më pas në huazim te Strasburg deri në fund të sezonit.
Në këtë rast, megjithatë, kuqezinjtë nuk do të ishin më të gatshëm të paguanin të njëjtën shumë, por do të prisnin një zbritje çmimi nga klubi francez.

Gazzetta shton gjithashtu se agjenti dhe futbollisti i kanë dhënë fjalën Maldinit se do të presin Milanin dhe se dëshira e tyre është të transferohen te kuqezinjtë dhe jo te Leipzig.