Shqipëria publikon listën para ndeshjeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë

Kombëtarja shqiptare pritet të nisë stërvitjen para përballjeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë, të vlefshme për Nations League.

Takimi i pare, me Bjellorusinë, luhet në transfertë, më 4 shtator.

Tri ditë më pas, më 7 shtator, kuqezinjtë luajnë me Lituaninë.

Ka dalë edhe lista e emrave të futbollistëve të grumbulluar për këto përballje.

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Alban Hoxha

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Ermir Lenjani, Frederic Veseli, Hysen Memolla, Enea Mihaj,

Mesfushorë: Keidi Bare, Odise Roshi, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi

Sulmues: Armando Sadiku, Armando Broja, Bekim Balaj, Florian Kamberi, Rey Manaj, Sokol Cikalleshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu