Shpërthimi i Andre Silva, tani e duan top klubet! “Milani? Ajo eksperiencë…”

Te Milani nuk gjeti hapësira dhe nuk mundi të tregojë vlerat e tij, ku vetëm në Europa League shkëlqeu me gola…

Andre Silva, që në operacion me Ante Rebic, u transferua përfundimisht te Franfkurt (kroati te Milani) sot kërkohet nga Barcelona dhe vlera i ka shkuar 40 mln euro për shkak të 21 golave në 24 ndeshje duke u vendosur pas “përbindëshit” Leëandoëski…

Portugezi u intervistua nga portali Transfermarkt dhe foli për të kaluarën e tij në Milano dhe golat e tij:

“Mendoj se tani mund të thuash se ishte hapi i duhur. Përveç faktit që unë duhej të ndryshoja gjithçka përsëri: ekipin, stafin, gjuhën, mjedisin, gjithçka. Një përvojë që edhe një herë më vendosi në një pozitë të vështirë, por në të njëjtën kohë më bëri të rritem, madje më shumë se më parë.

Personalisht kam qëllime por jam i përqendruar në të tashmen. Unë punoj shumë çdo ditë për t’i realizuar ëndrrat e mia në të ardhmen”.

Për përvojën te Milani: “Dallimi i vetëm është përvoja dhe njohuritë e marra. Kur je i ri dhe i vetëm në një botë të re, pa dikë që t’ju ndihmojë ose t’ju japë informacionin e duhur, nuk është e lehtë.

Secili bën rrugën e vet. Kam ndryshuar herë pas here, kam gjetur pengesa të shumta, por aktualisht ndihem më i qetë dhe kjo është arsyeja pse mund të tregoj se nga çfarë jam bërë realisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu