Shpërthen Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes: Nuk po më pëlqen fare kjo që bëjnë ndaj meje!

Dy gola sonte dhe 1 në Europa League ndaj Shamrock Rovers! Zlatan Ibrahimovic e nis sezonin aty ku e la vjet, me gola dhe paraqitje super… Duket sikur koha nuk ecën për gjigantin suedez dhe tashmë është e konfirmuar.

Numri 11 ka shënuar 70 gola me kuqezinjtë. i intervistuar nga “Sky Sport” pas ndeshjes, ai foli për gjithçka.

Ndeshja dhe golat

“Jam mirë, po punoj. Kjo është ndeshja e dytë zyrtare. Mund të kisha shënuar edhe më shumë gola. Nëse do të isha 20 vjeç, do të kisha mundur të shënoja edhe dy të tjerë.”

Për gjendjen e tij të formës

“Unë jam si Benjamin Button, i lindur i moshuar dhe duke vdekur i ri. Ekipi është mirë, jemi duke punuar. Mund të shihni që ne nuk jemi ende 100%, kemi bërë disa gabime që zakonisht nuk i bëjmë, por ishte e rëndësishme të fitonim së pari dhe të fillonim mirë”.

Gjendja e ekipit

“Qëllimi është të bëjmë më mirë se vitin e kaluar. Të gjithë të rinjtë po bëjnë mirë, ata punojnë dhe dëgjojnë. Ata e dinë se çfarë duhet për të bërë mirë, kanë disiplinë dhe pas 6 muajve të fundit dinë se çfarë duhet. Duhet të qëndrosh i përqendruar çdo ditë”

Kampionati

“Këtë vit duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, të bëjmë mirë dhe të luajmë me siguri dhe secilën ndeshje si finale. Qëllimet duhet të jenë të rëndësishme, koha do të tregojë se ku do të arrijmë”

Performanca e tij.

“Më pëlqen ta kem këtë përgjegjësi me ekipin. Presionet më të mëdha vijnë nga unë. Nuk më pëlqen që flasin për moshën time, dua që të gjithë të gjykohen në të njëjtin nivel. Më pëlqen të jem në të njëjtin nivel me një 20-vjeçar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu